Site icon Telegrafi

Lojtari më i mirë i CS:GO s1mple ka vazhduar kontratën e tij me ekipin Na’Vi

(Foto: HLTV)

Natus Vincere ka njoftuar se Oleksandr “s1mple⁠” Kostyliev ka nënshkruar një zgjatje të kontratës së tij aktuale me organizatën, e cila do ta shohë 25-vjeçarin të qëndrojë me ekipin edhe për tre vjet të tjera.

S1mple është pjesë e ekipit Na’Vi që nga viti 2016 kur u transferua nga ekipi Liquid.

Që kur u bë pjesë e ekipit Na’Vi, lojtari ukrainas ka qenë pjesë e top20 të lojtarëve më të mirë në botë, duke u renditur i katërti në 2016, i teti në 2017, i pari në 2018, i dyti në 2019 dhe 2020 dhe duke rifituar titullin e lojtarit më të mirë në botë përsëri në vitin 2021.

S1mple ndihmoi ekipin e Na’Vi të ngrinte 11 trofe nga ngjarje të mëdha si ESL One New York 2016, IEM Cologne 2018 dhe BLAST Premier Spring Finals 2022.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe arritën që të fitojnë turneun PGL Major Stokholm si dhe edicionin e tretë të Intel Grand Slam

Tani pas vazhdimit të kontratës Na’Vi së bashku me s1mple do të provojnë të dalin kampion në turneun IEM Rio Major në Brazil. /Telegrafi/

Exit mobile version