Telegrafi

Lojtari më i mirë i botës në CS:GO, s1mple mbledh mijëra shikues në transmetim të drejtpërdrejtë

Oleksandr ‘s1mple’ Kostyliev është lojtari më i mirë në botë sa i përket CS:GO, dhe transmetimet e tij të drejtpërdrejta fansat i presin me padurim.

S1mple është rikthyer pas pushimeve, duke i argëtuar fansat e tij me transmetim të drejtpërdrejtë në streamin e tij zyrtar në platformën Twitch.

Ukrainasi gjatë transmetimit të tij luante lojëra në platformën Faceit, së bashku me disa nga shokët e tij të skuadrës.

Dhe padyshim se nuk mungon as shikueshmëria e madhe kur vjen në pyetje lojtari më i mirë në botë.

Gjatë transmetimit të tij s1mple numëroi më shumë se 36 mijë shikues të njëkohshëm, dhe nuk është aspak për t’u habitur pasi ai gjithmonë bënë veprime fantastike në lojë.

S1mple ndodhej në ‘bootcamp’ së bashku me ekipin e tij gjatë kohës sa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë, pasi tashmë skuadrat e mëdha botërore kanë filluar praktikën për sezonin e ri të garave në CS:GO.

Për të gjithë fansat e lojës CS:GO, nëse duan ta shohin lojtarin më të mirë në botë duke luajtur, mund ta shihni në kanalin e tij zyrtar në platformën Twitch ‘s1mple’. /Telegrafi/