Site icon Telegrafi

Lojtari i Manchester Cityt u përzu nga festa e titullit – ai u përfshi në një përleshje

Një lojtar i Manchester Cityt është përzënë nga festa e titullit, sipas një raportimi të ri nga Anglia.

Manchester City fitoi Ligën Premier për herë të katërt radhazi të dielën, duke konfirmuar edhe një herë tjetër dominimin e plotë në Angli.

‘Qytetarët’ mposhtën West Hamin me rezultat 3-1 në xhiron e fundit të Ligës Premier, duke mposhtur Arsenalin në garën për titull.

Phil Foden i cili u emërua si lojtari më i mirë i vitit javën e kaluar, shënoi dy gola ndërsa Rodri shtoi një tjetër.

Lexo po ashtu Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Lojtarët e Cityt festuan në dhomën e zhveshjes para se të përkujtonin këtë sukses të jashtëzakonshëm në qendër të Mançesterit.

Por, Scott Carson, i cili ka qenë zgjedhja e tretë për portën e Cityt në pesë sezonet e fundit, raportohet se është përzënë nga festa e titullit të Man Cityt nga sigurimi, pasi u mundua të përleshej me një koleg të tij.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, 38-vjeçari u pa duke u larguar nga vendi i ngjarjes, duke i dhënë fund natës së tij plot gaz.

Festimet e Cityt raportohet se zgjatën deri në orën 5 të mëngjesit në një restorant grek të quajtur Fenix.

Portieri veteran më herët ka luajtur për ekipe si Leeds United, Liverpool dhe Aston Villa, ndërsa për Cityn ka luajtur vetëm dy ndeshje që prej se u bë pjesë e tyre në 2019./Telegrafi/

Exit mobile version