Joey Barton po akuzohet se ka vendosur më shumë se 1.260 baste në 10 vitet e fundit.
FA thotë se ai theu rregullat duke vënë bast mbi “ndeshjet e futbollit apo konkurruese” nga 26 marsit 2006 deri me 13 maj 2016.
Barton, 34 vjeçar është bashkuar me Burnley në janar, duke lënë skocezët e Rangersin.
Ai ishte dënuar edhe në Skoci me një ndeshje për shkak se ka luajtur bixhoz.
Barton e ka pranuar akuzën e Scottish FA për vendosjes e 44 baste midis 1 korrikut dhe 15 shtator.
FA ka sjellë rregulla të reja në vitin 2014 të cilat e ndalojnë që lojtarët dhe stafet në klube të luajnë baste në çdo ndeshje si të meshkujve edhe të fermave në çdo vend të botës.
Lojtarët dhe stafet e kanë të ndaluar edhe vënien e bastit mbi çështjet e futbollit si transferimi i lojtarëve, punësimin e menaxherëve apo zgjedhjen e ekipit.
Barton ka kohë deri më 5 janar tu përgjigjet akuzave për FA.
Barton karrierën e tij e filloi në Manchester City në vitin 2001, pastaj iu bashkua Neëcastle në vitin 2007 dhe më pas nënshkroi për QPR në vitin 2011.
Ai ishte i huazuar dhe te Marseille në Francë për 12 muaj, përpara se të bashkohet Burnley për herë të parë në gusht 2015. /Telegrafi/