Pas largimit nga ekipi Liquid, tani legjendari Richard “shox” Papillon, është bërë pjesë e organizatës norvegjeze Apeks.
Nënshkrimi i shox me ekipin Apeks, vjen pas largimit nga ekipi të dy lojtarëve AcilioN dhe chawzyyy.
Ekipi Apeks të cilët për momentin renditen në vendin e 60 –të në ranglistën botërore të CS:GO, po kërkojnë që me eksperiencën e shox ta dërgojnë lojën e tyre në një tjetër nivel.
One of the biggest legends in the game!
A true pioneer in Counter-Strike. pic.twitter.com/Zf8PJUkvKB
— Apeks (@apeksgg) August 11, 2022
Lojtari francez ishte pjesë e ekipit Liquid për më shumë se gjashtë muaj, ku nuk pati paraqitje edhe aq të mira, duke u vlerësuar nga HLTV 0.94.
Nuk dihet ende roli në të cilin do të luajë lojtari 30 vjeçar në ekipin e tij të ri, ku do të jetë hera e parë që do të luaj nën udhëheqjen e kapitenit të ri të Apeks, STYKO.
Garat për ekipin Apeks do të fillojnë shumë shpejt, më poshtë e gjeni formacionin e tyre të ri për pjesën e dytë të vitit.
Apeks
Joakim “jkaem” Myrbostad
Martin “STYKO” Styk
Tim “nawwk” Jonasson
Justinas “jL” Lekavicius
Richard “shox” Papillon
Jakub “kuben” Gurczynski (trajneri)
/Telegrafi/