Lojtari i ekipit LGD Gaming, Chen “Jay” Bo është përjashtuar përgjithmonë nga garat e League of Legends për shkak se akuzohet për kurdisje te ndeshjeve.
Një hetim ka filluar të mërkurën për lojtarin Jay pas mesazheve që pretendonin se lojtari 22 vjeçar kinez kishte komunikuar me dikë për të humbur qëllimisht ndeshje në League of Legends Pro League gjatë këtij sezoni.
Si rezultat Jay nuk do të ketë mundësi të jetë pjesë e garave profesionale të League of Legends përgjithmonë.
[Update] The LPL Disciplinary Committee has announced that Chen "Jay" Bo will be permanently banned from all professional competitions, and will not be allowed to broadcast League of Legends related content on his streams.
🔗: https://t.co/nu1wm6MnUp https://t.co/LQcu9eq5v3
— Kevin Kim (@KevinKim0_0) April 8, 2022
“Komiteti Disiplinor i LPL ka njoftuar se Chen ‘Jay’ Bo do të përjashtohet përgjithmonë nga të gjitha garat profesionale,” tha LPL në Weibo, sipas një përkthimi nga Kevin Kim i Korizon“.
Lojtari gjithashtu do të ndalohet të transmetojë përmbajtje të lidhura me League of Legends në transmetimet e tij.
/Telegrafi/