Site icon Telegrafi

Lojtari i League of Legends, Faker vazhdon kontratën me ekipin T1 deri në vitin 2025

Pas thashethemeve se Faker mund të largohet nga ekipi T1 për një ekip amerikan, kjo tashmë është mohuar pasi Lee “Faker” Sang-hyeok ka nënshkruar një kontratë të re me T1.

Faker ka qenë anëtar i T1 që nga viti 2013, kur ekipi njihej ende si SK Telecom T1, dhe njihet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në League of Legends.

Njoftimi për vazhdimin e kontratës me T1 i jep fund pasigurisë në lidhje me të ardhmen e Fakerit, pas thashethemeve se ai po mendonte mundësi në ekipe të tjera, përfshirë Team Liquid  dhe FlyQuest me sa duket ishin ndër skuadrat e interesuara për nënshkrimin e koreanit.

Pasi humbën World Final nga DRX në një ndeshje me pesë harta, Faker dhe T1 do të përpiqen të rimarrin kurorën globale në vitin 2023.

Kjo është lista aktuale e T1 për sezonin 2023:

Choi ‘Zeus‘ Woo-je

Moon ‘Oner‘ Hyeon-joon

Lee ‘Faker‘ Sang-hyeok

Lee ‘Gumayusi‘ Min-hyeong

Ryu ‘Keria‘ Min-seok

/Telegrafi/

Exit mobile version