Ekipi mjekësor i Lazios ka konfirmuar se Stefan de Vrij ka një amnezi të lehtë pas përplasjes në kokë në ndeshjen kundër Bolognas.
Mbrojtësi holandez pati një duel me Sergio Floccarin në barazim 1-1, me ç’rast mbeti i lënduar.
“De Vrij është në gjendje shumë të mirë… Ai ka një amnezi të lehtë duke marrë parasysh atë që ndodhi, por është gjë shumë normale në këto situata”.
“Në disa raste, gjendja mund të jetë shumë më serioze”, ka thënë mjeku kryesor, Ivo Pulcino, për Lazio Style Radio.
Doktori ka theksuar më tej se duhet të bëhen edhe disa analiza për të vërtetuar nëse ka ndonjë lëndim në tru apo në nivel vaskular. /Telegrafi/