Pas një kohe të shkurtër në ekip, talenti kroat Filip “DEPRESHN” Jarkić nuk do të jetë më pjesë e fnatic Rising.
Lojtari 19 vjeçar u largua nga organizata pas pak më shumë se një muaji së bashku, kohë gjatë së cilës ata ngritën trofeun në WePlay Academy League Season5, i pari në historinë e ekipit.
Snajperisti i ri ishte në një kontratë afatshkurtër me fnatic, por organizata vendosi të mos e zgjaste marrëveshjen pas përfundimit të turneut të akademisë, njoftimin e ka bërë edhe vetë lojtari në rrjetet sociale.
Unfortunately my time in @fnatic Rising has come to an end. I'm extremly motivated to play team cs, so hit me up on DEPRESHN@prodigy-agency.gg
I'm looking for AWP role.RTs appreciated!
— Filip (@DEPRESHNNcs) September 6, 2022
DEPRESHN iu bashkua ekipit të akademisë së fnatic në fillim të gushtit për të zëvendësuar Iulian “regali” Harjău i cili ishte afër një marrëveshjeje me Copenhagen Flames.
Tani kampioni në fuqi i WePlay Academy League, pas largimit të DEPRESHN ka këtë formacion:
Sebastian “volt” Malos
Mikkel “Maze” Sparvath
Matias “Banjo” Kivistö
Peppe “Peppzor” Borak
Mikael “sheddaN” Mellström (trajneri)
/Telegrafi/