Nëse e keni shikuar me vëmendje fitoren e Huddersfield ndaj Bournemouthit me rezultat 4-1, atëherë me siguri keni vërejtur diçka që shihet rrallë në një ndeshje të futbollit.
Në një moment teksa kamera ishte e kthyer nga trajneri David Wagner, në prapavijë u shfaq një lojtar duke i hequr brekët.
Por, aksidentalisht ai zbuloi gjithçka dhe e gjitha kjo ishte në transmetim të drejtpërdrejtë dhe u pa nga miliona shikues.
Menjëherë e gjitha kjo bëri xhiron e botës në media dhe posaçërisht në rrjetet sociale.
Identiteti i lojtarit ende nuk është zbuluar, por pritet të bëhet në vazhdim.
Golat në takim për vendasit i shënuan Alex Pritchard, Steve Mounie, Steve Cook dhe autogoli nga La Parra.
Por, pas incidentit në fjalë pak kush flet për rezultatin . /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wzO6eC2pW6c
Rastet dhe golat:
https://www.youtube.com/watch?v=ufQvtRhk7A0