Telegrafi

Lojtari i Gremios u dërgua me urgjencë në spital, pasi tifozët kundërshtarë sulmuan autobusin para derbit

Një futbollist në Brazil u desh të dërgohej me urgjencë në spital pasi u godit në kokë nga një gur pasi huliganët sulmuan autobusin e ekipit të tij.

Tifozët e Internacionalit shënjestruan autobusin e rivalëve në një sulm të tmerrshëm të shtunën, ndërsa ai ishte rrugës për në stadium për një ndeshje mes dy palëve.

Ata përdorën raketa për të thyer xhamat e automjetit, me lojtarin e Gremio, Mathias Villasanti që kishte nevojë për trajtim spitalor pasi u godit në kokë.

Zyrtarët u panë duke mbajtur një gur të madh pas mbërritjes në stadiumin Beiro-Rio në rajonin Porto Alegre të Brazilit.

Llogaria zyrtare e Gremios në Tëitter gjithashtu konfirmoi se një numër i lojtarëve të tjerë në skuadër ishin lënduar në sprovën e tmerrshme.

Ata shkruan: “Për momentin, e gjithë vëmendja është përqendruar në situatën e lojtarit [Mathias] Villasanti, i cili u godit me gur në fytyrë, si anëtarët e tjerë të delegacionit që janë plagosur”.

Mesfushori paraguaian u fotografua me një kokë të fashuar rëndë pasi u dërgua në një spital lokal.

Ai u diagnostikua me tronditje dhe traumë në kokë, por i shpëtoi çdo frakture në kafkën e tij.

Villasanti gjithashtu u trajtua për prerje në fytyrë dhe ijë dhe iu desh të kalonte natën në spital.

Gremio zbuloi: “Ai iu nënshtrua testeve dhe u zbulua se kishte një traumë në kokë dhe një tronditje të trurit, por pa frakturë në kokë. Ai ka mavijosje në fytyrë dhe traumë në ijë”.

Përplasja e Serisë A1 mes International dhe Gremios u shty si pasojë e sulmit.

Internacional shkroi në Twitter se pamjet e CCTV kishin çuar në identifikimin dhe arrestimin e dy individëve në lidhje me sulmin.

Klubi gjithashtu dënoi tifozët e tyre në një deklaratë në rrjetet sociale.

Aty thuhej: “Internacional hedh poshtë të gjitha llojet e dhunës dhe përforcon rëndësinë e #PeaceInFootball”.

Gremio shprehu gjithashtu tmerrin e tyre pasi ishin viktima të sulmit ‘kriminal’.

Në një deklaratë të klubit thuhej: “Ne hedhim poshtë me forcë aktet kriminale të pësuar kur delegacioni mbërriti në stadiumin Beira-Rio”.

“Raste si ky, që fatkeqësisht janë bërë të zakonshme në sport, nuk përfaqësojnë atë që do të thotë futboll në të vërtetë”, thuhet më tej në komunikatën e tyre. /Telegrafi/