Site icon Telegrafi

Lojtari gjerman syrsoN shpallet MVP i turneut Roobet Cup CS:GO

(Foto: HLTV)

Ekipi BIG ka mposhtur ekipin FaZe, dje (e enjte), për t’u shpallur kampion të turneut Roobet Cup CS:GO, ku fituan çmimin prej 150.000 dollarësh.

Ndeshjen finale ndaj ekipit FaZe, BIG e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ku paraqitjen më të mirë e pati Florian “⁠syrsoN⁠” Rische, me 85 eliminime.

Por kjo ndeshje nuk ishte e para që ky lojtar pati paraqitje të mirë, pasi e ndihmoi ekipin e tij drejt fitores së turneut Roobet Cup, dhe u shpall MVP i turneut me vlerësimin nga HLTV 1.23, në 14 mapa.

Këtë fitore syrsoN dhe ekipi i tij e arritën me ish lojtarin e ekipit k1to, i cili e zëvendësoi lojtarin tjetër të BIG, faveN.

Kjo është medalja e dytë e MVP në karrierën e syrsoN, ku të parin e kishte fituar në vitin 2020 në turneun DreamHack Masters Spring. /Telegrafi/

Exit mobile version