Ekipi gjerman BIG do të luajë në mungesë të Josef “faveN” Baumann për shkak të problemeve shëndetësore të lojtarit.
Gara për ekipin BIG do të filloj me datën 4 tetor në turneun kualifikues për Majorin e CS:GO në Brazil.
Faven do të zëvendësohet nga lojtari i akademisë së ekipit BIG, Elias “s1n” Stein.
Ekipi BIG janë pjesë e grupit Europe RMR B, dhe ndeshjen e tyre të parë do ta zhvillojnë ndaj ekipit Sangal me datën 4 tetor.
Update: due to a medical situation that requires him to rest at home, we will be playing the RMR with @s1nCS instead of @favenCS. 🏆
Please give a warm welcome to Elias, and wish Josef a fast recovery! #GOBIG pic.twitter.com/ZhxepecygF
— BIG (@BIGCLANgg) September 29, 2022
BIG nuk kanë konfirmuar arsyen e mungesës së lojtarit 20 vjeçar, duke thënë thjesht se ishte “një situatë mjekësore që kërkon që ai të pushojë në shtëpi”.
Elias “s1n” hyn në listën kryesore të BIG pasi ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme për ekipin e akademisë në muajt e fundit, duke e ndihmuar ekipin të zërë vendin e dytë në Fragadelphia 17 dhe vendin e tretë në WePlay Academy League Season 5.
Ky është formacioni i ekipit BIG për turneun kualifikues për Major, Europe RMR B:
Johannes ‘ tabseN ‘ Wodarz
Florian ‘ syrsoN ‘ Rische
Nils ‘ k1to ‘ Gruhne
Elias ‘ s1n ‘ Stein
Karim ‘ Krimbo ‘ Moussa
/Telegrafi/