Ndeshja e Bundesligës ndërmjet Freiburgut dhe Werder Bremenit prodhoi një gol të mahnitshëm kur Killian Sildillia hapi rezultatin.
22-vjeçari shënoi në minutën e 15-të për të kaluar skuadrën në avantazh me një goditje akrobative për të vënë skuadrën e tij në kontroll të takimit.
Ai ishte në gjendje të pozicionohej në mënyrë të përsosur për të goditur topin, duke i lënë lojtarët kundërshtarë me zero shanse për ta bllokuar atë.
Goli i Sildillia frymëzoi një paraqitje perfekte nga Freiburg, i cili shënoi katër herë të tjera për të marrë një fitore dominuese 5-0. /Telegrafi/