Site icon Telegrafi

Lojtari i ekipit Vitality, ZywOo ka vendosur rekord të ri në Major të CS:GO

Ekipi Vitality mposhti skuadrën Complexity me rezultat të thellë 16-1 në ndeshjen e parë të turneut të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Sfida debutuese nuk ishte aspak e vështirë për ekipin Vitality, kundër ekipit nga Amerika, të cilët i mposhtën në mapin ‘inferno’ me rezultat 16-1.

Paraqitje të mirë patën të gjithë lojtarët e ekipit fitues, por vlen të ceken statistikat e yllit të skuadrës, Mathieu ‘ZywOo’ Herbaut, i cili e përfundoi ndeshjen me 11 eliminime dhe asnjë vdekje në lojë.

Kjo është hera e parë që një lojtar e përfundon ndeshjen në LAN pa asnjë vdekje në lojë, në ndeshje ndërmjet dy ekipeve të cilat janë në top30 të ranglistës botërore në CS:GO.

Vitality ndeshjen e radhës do ta zhvillojë sot (e hënë) më vonë, pasi për momentin janë në seri të ndeshjeve 1-0 (një fitore, asnjë humbje). /Telegrafi/

Exit mobile version