Lojtari i Sentinels, Gustavo ‘Sacy’ Rossi ka bërë historinë në video-lojën Valorant, pasi është renditur më së larti në lojërat garuese ‘Competitive’ në Brazil, Evropë dhe tani në Amerikën e Veriut.
Renditja në vendin e parë në çdo rajon nuk është aspak e lehtë, por për Sacy duke se është vetëm një ditë tjetër në zyrë.
Lojtari brazilian është renditur më së larti në vendin e tij dhe ka bërë të njëjtën gjë edhe në Evropë.
foto 3 dedão classico https://t.co/kmOsgHuqg2
— SEN Sacy (@sen_sacy) April 21, 2023
Së fundmi lojtari i ekipit Sentinels u rendit në krye të ranglistës së Valorant në Amerikën e Veriut, për herë të parë me një vlerësim të renditur prej 1.178 me 88 fitore, shkruan dexerto.
Gjatë rrugëtimit për në renditjen më të lartë në rajonin e Amerikës së Veriut, Sacy luajti 127 ndeshje me një raport fitoresh prej 69 për qind. /Telegrafi/