Telegrafi

Lojtari i ekipit Na’Vi, b1t është bërë lojtari më i ri që ka arritur shumën 1 milion dollarë të fitimeve në CS:GO

(Foto: HLTV)

Në moshën 19-vjeçare, Valeriy “b1t” Vakhovskiy nga Na’Vi ka arritur një moment historik në karrierën e tij, ai është bërë lojtari më i ri i CS:GO deri më tani që është bërë milioner pasi ekipi i tij arriti në çerekfinalen e IEM Rio Major.

B1t është bashkuar me 20 lojtarë të tjerë që kanë arritur këtë shumë të fitimeve, këtu përfshihen shokët e tij të skuadrës Oleksandr “s1mple” Kostyliev, Denis “electronic” Sharipov dhe Ilya “Perfecto” Zalutskiy.

Lojtarë të tjerë që kanë fituar më shumë se një milion janë: Gabriel “Fallen” Toledo, Emil “Magisk” Reif dhe Peter “dupreeh” Rasmussen.

Ajo që e bën këtë arritje edhe më spektakolare është se b1t arriti momentin historik vetëm dy vjet pasi filloi të luante CS:GO, ai së pari ishte pjesë e akademisë së Na’Vi, dhe më vonë iu bashkua ekipit kryesor në vitin 2020, ku e zëvendësoi Eger “flamie” Vasilyev”.

Ai ka qenë i rëndësishëm në sukseset e NAVI-t në dy vitet e fundit, duke fituar tituj të shumtë dhe gjithashtu titullin Major në PGL Major Stokholm.

Shuma të cilën b1t e ka fituar deri më tani është pak më shumë se një milion dollarë sipas esportsearnings. /Telegrafi/