Kapiteni i ekipit 100Thieves, Hiko, është pensionuar nga skena profesionale dhe do ta vazhdojë karrierën si krijues i përmbajtjes për ekipin e 100Thieves.
Spencer Martin, i njohur si Hiko, ishte pjesë e 100Thieves që nga qershori i vitit 2020 dhe gjatë kësaj kohe kishte ndihmuar ekipin në ngritje në skenën e Valorant të Amerikës së Veriut.
Njoftimin për largimin e kapitenit e ka bërë sot (e martë) organizata amerikane 100Thieves përmes rrjeteve sociale.
A special message from the captain of clutch, @Hiko.
While today marks the end of Spencer's professional VALORANT career, he is excited to share details about his new journey here @100Thieves. pic.twitter.com/Ideeb7MHTR
— 100 Thieves VALORANT (@100T_VAL) April 12, 2022
“Hiko ka qenë një pjesë monumentale për programin tonë VALORANT “, tha në njoftim shefi i 100Thieves, Matthew ‘Nadeshot’ Haag.
Sipas një raporti nga Dotesports, vendin e Hiko pritet ta zë lideri i ekipit SoaR, Brenden ‘stellar’ McGrath. /Telegrafi/