Federata daneze e futbollit ka publikuar lajmin se futbollisti i Kombëtares, sulmuesi Nicolai Jorgensen e ka lajmëruar në polici faktin se është kërcënuar me vdekje.
Kjo pasi ai e ka humbur penalltinë e fundit në ndeshje me Kroacinë në Nizhny Novgorod Stadium ku Danimarka u eliminua.
Kjo ka qenë arsyeja që federata me një komunikatë ka kërkuar që abuzimet ndaj lojtarit të ndalen.
“Stop! Shoqëria jonë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj futbollistëve, politikanëve dhe kujtdo tjetër”.
“Është e papranueshme. I kërkojmë policisë të ndërhyjë dhe t’i japë fund këtij fenomeni shqetësues”, thuhet në komunikatën e Federatës daneze.
Tre lojtarë danez e kanë humbur penalltinë në atë ndeshje.
Pas përfundimit të saj me rezultat 3-2, në Instagram dhe Facebook ka pasur shumë fyerje drejt tyre.
Jorgensen është i lidhur me një kalim te Newcastle United, ndërsa aktualisht është pjesë e Feyenoord. /Telegrafi/