Site icon Telegrafi

Lojtari danez niko nuk është më pjesë e ekipit të CS:GO – OG

(Foto: HLTV)

Nikolaj “⁠niko⁠” Kristensen është lojtar i lirë pasi kaloi shtatë muaj në stolin e OG.

Lojtari 24 vjeçar iu bashkua OG në mars të 2021 si zëvendësues për Nathan “⁠NBK-⁠” Schmitt dhe ishte në listën aktive për më shumë se një vit.

Danezi u vu në stol në maj 2022 si pasojë e mos arritjes së ekipit për t’u kualifikuar për PGL Antwerp Major.

Niko gjatë 111 mapave të luajtura për OG, pati një vlerësimin 1.00, ndërsa njëri nga turnetë më të mirë të tij ishte në BLAST Premier Spring Groups 2022 me 1.18.

Ai nuk është i vetmi lojtar i OG që largohet nga organizata kohët e fundit, kontrata e Mateusz “⁠mantuu⁠” Wilczewski gjithashtu skadoi në fillim të janarit.

“Duke ardhur në vitin 2023, jam vërtet më i motivuar se kurrë. Unë jam vazhdimisht në kërkim të ekipit të duhur dhe mezi pres të gjej shtëpinë time të ardhshme”, komentoi niko për HLTV.

“Jam i sigurt se kudo që të përfundoj do të jetë mirë. Jam pozitiv për të ardhmen dhe mezi pres të tregoj se si e kam përmirësuar lojën time edhe më tej vitin e kaluar”. /Telegrafi/

Exit mobile version