Telegrafi

Lojtari danez k0nfig largohet nga ekipi i CS:GO Astralis pas një incidenti në Malta

(Foto: HLTV)

Ekipi danez Astralis ka njoftuar se ka ndarë rrugët me lojtarin e tyre Kristian “⁠k0nfig⁠” Wienecke.

Ky ndryshim vjen si rezultat i një sherri të cilin lojtari e kishte pasur në Malta, pasi ekipi i tij u mposht nga ekipi Heroic.

Sipas një postimi nga vetë lojtari, siç duket aj po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij, pasi ka pësuar lëndime, pas një sulmi drejt tij nga një person në një klub nate në Malta.

Kristian i mungoi ekipit Astralis edhe në turneun kualifikues për Major, ku u zëvendësua nga lojtari i akademisë së ekipit Mikkel “⁠MistR⁠” Thomsen.

Ekipi danez u eliminua dhe nuk arriti që të kualifikohet tutje për në Majorin e CS:GO në Brazil.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë k0nfig në ekipin Astralis, por sipas disa spekulimeve pritet që snajperisti i famshëm device të rikthehet përsëri. /Telegrafi/