Lojtari polak Janusz “Snax” Pogorzelski është bërë lojtari me më së shumti eliminime në CS:GO sipas HLTV.
Snax tani mban vendin e parë sa i përket eliminimeve në CS:GO, duke e kaluar lojtarin legjendar Patrik “f0rest” Lindberg, që ishte në vendin e parë për një kohë të gjatë.
Lojtari 29 vjeçar renditet në vendin e parë me 41.285 eliminime gjithsej, duke e lënë pas suedezin f0rest me 41.243 eliminime.
It took some time, but @cios_snax has finally managed to overtake @f0rest for the number of total kills in CS:GO!
How long will he be able to hold on to the top spot? pic.twitter.com/4ngfIW07iX
— HLTV.org (@HLTVorg) March 7, 2023
Snax siç duket do ta mbaj vendin e parë për një kohë, pasi po vazhdon të jetë pjesë e ngjarjeve të CS:GO, si pjesë e ekipit Let us cook.
Në anën tjetër f0rest nuk është më pjesë e skenës profesionale dhe po e vazhdon karrierën e tij me transmetime në platformën Twitch.
Ndërkaq emra të tjerë që janë të renditur pas Snax dhe f0rest sa i përket eliminimeve në CS:GO janë, XANTARES në vendin e tretë, JW në të katërtin, dhe bubble në të pestin. /Telegrafi/