Derisa ishte duke transmetuar lojëra të CS:GO, Owen ‘smooya’ Butterfield zbuloi pagat e disa prej lojtarëve më të njohur në skenën profesionale të CS:GO.
Smooya filloi duke folur për pagat e ekipit Copenhagen Flames duke thënë se paga e tyre sillej rreth 1.800 euro, para se ata të shfaqnin formë të mirë në turneun PGL Major Stokholm, ndërsa pas këtij turneu, lojtarët e Copenhagen Flames paguhen rreth 4.600 euro në muaj – ka thënë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=GizvKd5TMSc&feature=emb_title
Ndërkaq, sipas smooya, lojtarët më të mirë të botës në CS:GO, si Oleksandr ‘s1mple’ Kostyliev dhe Nikola ‘NiKo’ Kovac, fitojnë rreth 46.000 euro në muaj.
Smooya shtoi se ka të paktën 10 lojtarë të mirë që fitojnë rreth 37.000 euro në muaj, kjo përfshin edhe Mathieu ‘ZywOo’ Herbaut, snajperistin e ekipit Vitality. /Telegrafi/