Telegrafi

Lojtari i CS:GO device në formë fantastike pas rikthimit në ekipin Astralis

Para dy javësh është konfirmuar transferimi i lojtarit Nicolai “device” Reedtz nga NiP tek Astralis.

Lojtari 27 vjeçar është kthyer në organizatën Astralis të cilën e kishte përfaqësuar më parë për më shumë se pesë vjet, ku fituan katwr turne Major.

Edhe pse është bërë pjesë e ekipit Astralis, device nuk ka udhëtuar së bashku me ekipin në Finlandë, në turneun Elisa Masters Espoo ku ekipi i tij ka siguruar fazwn e Play-Off.

Së fundmi Astralis kanë publikuar një video me aksione të device, ku lojtari duket në formë të mirë edhe pse ishte në pauzë gati një vit.

Rikthimi i danezit në turnetë profesional pritet të bëhet në fillim të vitit 2023 sipas organizatës së tij.

Më poshtë e gjeni videon me disa aksionet të device, pas rikthimit tek ekipi Astralis. /Telegrafi/