Site icon Telegrafi

Lojtari i CS:GO, cadiaN tregon ‘pjesën më të vështirë’ e të qenit profesionit

Kapiteni i ekipit të CS:GO, Heroic, Casper ‘cadiaN’ Moller ka folur rreth karrierës profesionale në rrjetet sociale.

Të stërvitesh për disa orë në javë dhe të luash gjatë gjithë kohës ndeshje të nivelit të presionit të lartë kundër më të mirëve në botë nuk është pjesa më e keqe e të qenit një lojtar profesionist CS:GO

Pjesa më e vështirë, sipas kapitenit të Heroic, cadiaN, është nevoja për të ngrënë “ushqim të keq” për mbi 150 ditë udhëtimi shkruan dotesports.

Kjo është për shkak se organizatorët e turneut në CS:GO nuk mund të sigurojnë një shërbim të shkëlqyeshëm ushqimi për lojtarët, duke i detyruar ekipet të shpenzojnë shumë para për ushqim nga jashtë ngjarjes dhe hotelit, sipas cadiaN.

Çështja e ushqimit që theksoi cadiaN nuk po prek vetëm lojtarët, komentuesi i njohur i CS:GO, Harry ” JustHarry ” Russell komentoi në lidhje me postin e kapitenit të Heroic se ai lufton gjatë ngjarjeve sepse nuk ka pothuajse asnjë mundësi për vegjetarianët. /Telegrafi/

Exit mobile version