Site icon Telegrafi

Lojtari bullgar Cerq nuk do të jetë pjesë e ekipit Evil Geniuses në turneun e CS:GO – Blast Premier Spring Groups

(Foto: HLTV)

Tsvetelin “⁠CeRq⁠” Dimitrov mund të jetë afër largimit nga ekipi amerikan Evil Geniuses, pasi nuk do të jetë pjesë e formacionit startues në turneun e Blast.

Evil Geniuses mund të jenë duke eksploruar për ndryshime në listën e tyre parësore në sezonin 2023, sipas raporteve nga Dexerto dhe Dust2.us.

Dy mediat raportojnë se Tsvetelin “⁠CeRq⁠” Dimitrov është lënë jashtë listës së Evil Geniuses për Blast Premier Spring Groups, me Dust2.us duke shtuar se burime të shumta i kanë informuar ata se CeRq nuk do të jetë më pjesë e listës.

Ndërkaq në listën e Evil Geniuses për ngjarjen e Blast janë shtuar Wesley “⁠viz⁠” Harris , Jerric “⁠wiz⁠” Jiang dhe Jeorge “⁠jeorgesnorts” Endicott nga ekipet EG Black , EG White dhe Nouns janë renditur të gjithë së bashku me katër anëtarët e tjerë.

Nga kjo treshe kandidati kryesor për të zëvendësuar Cerq është lojtari wiz, i cili luan rolin e snajperistit tek EG Black.

CeRq ka qenë pjesë e Evil Geniuses që kur organizata bleu të gjithë listën e NRG në vitin 2019.

Bullgari u rendit si lojtari i 18 –të për vitin 2019 nga HLTV dhe ishte një komponent kyç në suksesin e NRG dhe Evil Geniuses.

Me këto ndryshime tek Evil Geniuses kjo do të jetë lista e tyre për turneun Blast Premier Spring Groups:

Vincent “⁠Brehze⁠” Cayonte

Timothy “⁠autimatic⁠” Ta

Sanzhar “⁠neaLaN⁠” Iskhakov

Jadan “⁠HexT⁠” Postma

Jerric “⁠wiz⁠” Jiang

Wesley “⁠viz⁠” Harris

Jeorge “⁠jeorgesnorts⁠” Endicott

/Telegrafi/

Exit mobile version