Site icon Telegrafi

Lojtari brazilian HEN1 do të bashkohet me ekipin MIBR

Pasi u përfol se Marcelo “⁠chelo⁠” Cespedes do të largohet nga ekipi për tek Imperial, tani synimi kryesor i ekipit MIBR siç duket është snajperisti, Henrique “⁠HEN1⁠” Teles.

Sipas HLTV, MIBR do të njoftojë nënshkrimin e ish lojtarit të ekipit GODSENT, Henrique “HEN1” Teles, për të zëvendësuar vendin e lojtarit chelo, i cili u transferua tek ekipi Imperial për një shumë të raportuar rreth 200.000 dollarë.

Lojtari 27 vjeçar për një kohë ishte jashtë aksionit, dhe pritet të marrë rolin e snajperistit në ekipin MIBR nga lojtari brnz4n.

(Foto: chelo HLTV)

Ekipi brazilian MIBR për momentin renditet në vendin e 26 -të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe me ardhjen e HEN1 do të mundohen që të përmirësojnë paraqitjet e tyre, dhe do të mundohen të bëhen pjesë e turneut Major që do të mbahet në Brazil.

Me ardhjen e HEN1, ekipi MIBR do të duket si më poshtë:

Raphael “⁠exit⁠” Lacerda
Matheus “⁠Tuurtle⁠” Anhaia
Jhonatan “⁠JOTA⁠” Willian
Breno “⁠brnz4n⁠” Poletto
Henrique “⁠HEN1⁠” Teles
Bruno “⁠BIT⁠” Fukuda Lima (trajneri)

/Telegrafi/

Exit mobile version