Telegrafi

Lojtari brazilian i CS:GO kritikon cilësinë e praktikës në Amerikën e Veriut

Rodrigo “biguzera” Bittencourt, ylli i ekipit paiN, nuk është aspak i lumtur të ushtrojë sërish me ekipet e Amerikës së Veriut.

Vetëm disa ditë pasi fitoi CBCS Invitational 2022 me vlerë 20,000 dollarë në Brazil duke mposhtur 00 Nation, paiN Gaming u kthye në Amerikën e Veriut për të luajtur ndeshjet e tyre të fundit përpara pushimit të lojtarëve.

Rodrigo “biguzera” Bittencourt ka treguar se nuk po i pëlqen të ushtrojë ndaj ekipeve të Amerikës së Veriut.

“Sa më ka marrë malli për të ushtruar në Amerikën e Veriut”, tha me ironi biguzera sot.

“Të praktikosh në Brazil është një mijë herë më mirë se këtu. Tani e shoh pse ky rajon është kaq i suksesshëm”, shtoi biguzera, duke përmendur se si lojtarët e Amerikës së Veriut janë praktikuar.

Biguzera nuk është i pari dhe me gjasë nuk do të jetë lojtari i fundit që ankohet për cilësinë e praktikës së CS:GO në Amerikën e Veriut.

Ky ka qenë historikisht një shqetësim në rajon dhe praktika u përkeqësua pas pandemisë COVID-19 sepse disa organizata ndaluan së investuari në organizatat e CS:GO dhe pothuajse të gjitha turnet përkatëse u zhvendosën në Evropë.

Kjo gjë detyron të vetmet skuadra të mira nga Amerika Veriut si Team Liquid të kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke u praktikuar në Evropë për të pasur një shans për të fituar turne kaq të mëdhenj. /Telegrafi/