Telegrafi

Lojtari i Banfield shënon gol bombastik nga një gjuajtje e lirë prej një distance absurde

Sigurisht se të gjithë në stadiumin e Independientes janë tronditur nga goli i shënuar prej lojtarit të Banfield.

Ka aq shumë për t’u pëlqyer në këtë gol: vrapimi deri te topi, fuqia, portieri pa mundësi për ta mbrojtur.

Kush nuk kënaqet me një gjuajtje të lirë të tillë nga një distancë absurde?

Një gol të tillë na ofroi Jesus Datolo i Banfieldit, i cili shënoi në Copa Libertadores mbrëmjen e kaluar ndaj skuadrës ekuadoriane, Independiente Del Valle.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2, me golin e barazimit nga Banfield që erdhi në kohën shtesë, gol që i kualifikoi tutje argjentinasit falë bilancit të golave si mysafir.

Një mbrëmje mjaft argëtuese për vizitorët të cilët pos kualifikimit, u siguruan që të krijojnë kujtime me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Vërtet bombastik ky gol nga Datolo…