Telegrafi

Lojtari australian jks do të bëhet pjesë e ekipit të CS:GO G2

(Foto: HLTV)

Pas një kohe të gjatë jashtë aksioni, Justin “⁠jks⁠” Savage më në fund është vendosur të nënshkruaj me ekipin e famshëm të CS:GO, G2.

Sipas raporteve nga Dexerto dhe 1pv.fr, transferimi do të shënojë kthimin e 26-vjeçarit në aktivitet pas një periudhe të zgjatur në stolin e ekipit Complexity që nga nëntori i vitit 2021.

Lojtari australian do të marrë vendin e JACKZ, në pesëshen e ekipit G2, pasi francezi tashmë ishte lejuar të eksploronte opsionet e tij jashtë G2 sipas një raporti të mëparshëm nga 1pv.fr nga 17 korriku.

Ky ndryshim vjen edhe pas largimit të kapitenit AleksiB, i cili gjithashtu ishte lejuar nga ekipi që të kërkonte për mundësi të reja.

Tani ekipi G2 numëron katër lojtarë aktiv, dhe nuk dihet se cili do të jetë lojtari i pestë, më poshtë e gjeni formacionin e tyre:

Nikola “⁠NiKo” Kovač
Nemanja “⁠huNter-⁠” Kovač
Ilya “⁠m0NESY⁠” Osipov
Justin “⁠jks⁠” Savage

/Telegrafi/