Pas një kohe të gjatë jashtë aksioni, Justin “jks” Savage më në fund është vendosur të nënshkruaj me ekipin e famshëm të CS:GO, G2.
Sipas raporteve nga Dexerto dhe 1pv.fr, transferimi do të shënojë kthimin e 26-vjeçarit në aktivitet pas një periudhe të zgjatur në stolin e ekipit Complexity që nga nëntori i vitit 2021.
Lojtari australian do të marrë vendin e JACKZ, në pesëshen e ekipit G2, pasi francezi tashmë ishte lejuar të eksploronte opsionet e tij jashtë G2 sipas një raporti të mëparshëm nga 1pv.fr nga 17 korriku.
jks to join G2 – Report https://t.co/0CqnZxO2R8
— HLTV.org (@HLTVorg) July 27, 2022
Ky ndryshim vjen edhe pas largimit të kapitenit AleksiB, i cili gjithashtu ishte lejuar nga ekipi që të kërkonte për mundësi të reja.
Tani ekipi G2 numëron katër lojtarë aktiv, dhe nuk dihet se cili do të jetë lojtari i pestë, më poshtë e gjeni formacionin e tyre:
Nikola “NiKo” Kovač
Nemanja “huNter-” Kovač
Ilya “m0NESY” Osipov
Justin “jks” Savage
/Telegrafi/