Sprout kanë njoftuar nënshkrimin e 30-vjeçarit Aaron “AZR” Ward si kapitenin e tyre të ri.
Veterani do ta zë vendin e refrezh pas vendimit të danezit për t’u larguar nga skuadra.
AZR është një nga emrat më të njohur nga rajoni oqeanik, dhe është më i njohur për qëndrimin e tij si pjesë e ekipit Renegades midis viteve 2015-2019.
Lojtari 30 vjeçar u pa për herë të fundit në aksion në verën e kaluar ku luajti për ekipin Encore.
After much deliberation and testing, we're proud to announce that @Azr will be our new @CSGO IGL! It was a tough decision, but with his proven leadership abilities, we are confident that AZR will be a valuable asset to our team. Thanks for the patience and as always #GrowSprout🌱 pic.twitter.com/7UAxLz8bJy
— Sprout (@sproutGG) March 3, 2023
“Pas shumë diskutimesh dhe testimesh, ne jemi krenarë të njoftojmë se AZR do të jetë kapiteni jonë i ri. Ishte një vendim i vështirë, por me aftësitë e tij drejtuese të dëshmuara, ne jemi të sigurt se AZR do të jetë një aset i vlefshëm për ekipin tonë”, thuhet në njoftimin e Sprout në Twitter.
Ky është formacioni i ri i ekipit Sprout:
Aaron “AZR” Ward
Laurențiu “lauNX” Țarlea
Adrian “XELLOW” Guta
Rasmus “Zyphon” Nordfoss
Victor “Staehr” Staehr
/Telegrafi/