Telegrafi

Lojtari amerikan RUSH do ta ndihmojë ekipin Evil Geniuses në turneun e CS:GO Blast Premier Fall Groups

(Foto: HLTV)

Timothy “⁠autimatic⁠” Ta do të jetë jashtë listës së ekipit Evil Geniuses për shkak të problemeve personale, dhe deri në rikthimin e tij do të zëvendësohet nga William “⁠RUSH⁠” Wierzba.

RUSH do të jetë pjesë e formacionit startues të ekipit Evil Geniuses ku skuadra e Amerikës së Veriut do të nisë garën në Blast Premier Fall Groups me datën 21 gusht.

Evil Geniuses janë pjesë e grupit C, dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj ekipit më të mirë në botë FaZe në formatin ‘Bo1’.

Së fundmi ekipi amerikan ka pasur ndryshime të shumta, pas ardhjes së neaLan dhe HeXT në ekip, do të mundohen të përmirësojnë renditjen e tyre në ranglistën botërore, ku për momentin renditen në vendin e 217 – të.

Ky është formacioni i ekipit Evil Geniuses për turneun Blast Premier Fall Groups:

Vincent “⁠Brehze” Cayonte

Tsvetelin “⁠CeRq” Dimitrov

Jadan “⁠HexT” Postma

Sanzhar “⁠neaLaN” Iskhakov

William “⁠RUSH⁠” Wierzba

/Telegrafi/