Site icon Telegrafi

Lojtarët veteran të CS:GO krijojnë ekipin e ri TITANS

(Foto: HLTV)

Organizata e re me bazë në Zvicër është formuar me emrin TITANS, aktualisht duke garuar vetëm në CS:GO, me plane për t’u zgjeruar në lojëra tjera të eSports në të ardhmen.

Ekipi i ri TITANS përmban disa emra të njohur të skenës s CS:GO, Tomas “⁠oskar⁠” Stastnu dhe Sergey “⁠lmbt⁠” Bezhanov , të cilët kishin përfaqësuar më parë MOUZ së bashku me Sunny dhe fituan disa tituj në 2018 duke përfshirë ESL One New York, si dhe ish lideri i ekipit North, Mathias ‘MSL’ Lauridsen.

Dy lojtarët tjerë të këtij ekipi janë estonezi Anton “⁠supra⁠” Tšernobai, i cili ishte pjesë e ekipit Gambit Youngsters, si dhe Magnus “⁠Nodios⁠” Olsen.

Sipas njoftimit, skuadra tani po shkon në bootcamp për t’u përgatitur për sezonin e ri, duke vendosur objektivin e tyre të parë për kualifikimin në turnetë dhe ligat e ardhshme të nivelit të lartë.

Më poshtë e gjeni formacionin e ekipit të ri TITANS:

Miikka “⁠suNny⁠” Kemppi Tomas

Tomáš ‘oskar‘ Stastny

Mathias “⁠MSL⁠” Lauridsen

Anton “⁠supra⁠” Tsernobai

Magnus “⁠Nodios⁠” Olsen

Sergey “⁠lmbt” Bezhanov (trajneri)

/Telegrafi/

Exit mobile version