Dje përfundoi turneu Elisa Masters Espoo ku fitues doli ekipi fnatic, pas fitores me rezultat 2-0 ndaj ekipit BIG në finale.
Fnatic fitoi turneun në mungesë të lojtarit ‘Krimz’ ku u zëvendësu nga lojtari i akademisë ‘Peppzor’.
Turneu i cili u mbajt në qytetin Espoo të Finlandës shpërndau çmime në vlerë rreth 200.000 dollarë për ekipet pjesëmarrëse.
Lojtari me statistikat më të mira gjatë këtij turneu ishte Benjamin ‘blameF’ Bremer i ekipit Astralis, me vlerësimin nga HLTV 1.34.
Edhe pse ekipi i tij përfundoi turneun në vendin e 3-4 pasi u mposhtën nga fnatic në gjysmëfinale, danezi pati paraqitje fantastike.
Në vendin e dytë jo befasisht vjen lojtari i ekipit fitues fnatic, Fredrik ‘roeJ’ Jorgensen me vlerësimin nga HLTV 1.24.
Më poshtë e gjeni listën e pesë lojtarëve më të vlerësuar gjatë turneut Elisa Masters Espoo:
Benjamin ‘blameF’ Bremer (Astralis), vlerësimi nga HTLV 1.34.
Fredrik ‘roeJ’ Jorgensen (fnatic), vlerësimi nga HLTV 1.24.
Johannes ‘tabseN’ Wodarz (BIG), vlerësimi nga HLTV 1.22.
Alvaro ‘SunyPaus’ Garcia (ENCE), vlerësimi nga HLTV 1.21.
Victor ‘Staehr’ Staehr (Sprout), vlerësimi nga HLTV 1.21.
Despite placing 3-4th, @blameFFFFF was the top performer not only of Astralis but the entire #ElisaMasters Espoo event!
The Dane stood above the rest by topping 10 stats categories, such as Rating, KPR (0.90), ADR (93.9), and Impact (1.59) pic.twitter.com/Zb4jAC7mFR
— HLTV.org (@HLTVorg) November 21, 2022
/Telegrafi/