Telegrafi

Lojtarët më të dalluar deri më tani në turneun e CS:GO – ESL Pro League

Turneu ESL Pro League është afër fazës së Play-Off, ku 32 skuadra ishin në garë për një grup çmimesh prej 850.000 dollarësh në Malta.

Kanë mbetur edhe pak ndeshje për t’u finalizuar skuadrat të cilat do të përballen në Play-Off të ESL Pro League.

Gjatë fazës së grupeve nuk kanë munguar as befasitë e mëdha, ku shumë skuadra favorite janë mposhtur nga skuadra më të dobëta.

Ndërkaq lojtarët më të dalluar edhe në këtë turne, janë gati se të njëjtit me ngjarjet e tjera profesionale.

Çka bie në sy është se listës së lojtarëve më të mirë të turneut deri më tani i mungon lojtari më i mirë në botë ‘s1mple’, i cili nuk po kalon një formë shumë të mirë së bashku me ekipin e tij.

Më poshtë i gjeni tetë lojtarët më të dalluar nga turneu ESL Pro League deri më tani:

1.ZywOo, vlerësimi nga HLTV 1.61.
2.sh1ro, vlerësimi nga HLTV 1.49.
3.NertZ, vlerësimi nga HLTV 1.38.
4.Ax1Le, vlerësimi nga HLTV 1.35.
5.HObbit, vlerësimi nga HLTV 1.29.
6.KSCERATO, vlerësimi nga HLTV 1.29.
7.Frozen, vlerësimi nga HLTV 1.28.
8.ropz, vlerësimi nga HLTV 1.27.

/Telegrafi/