Telegrafi

Lojtarët me statistikat më të mira në turneun e CS:GO – BLAST Premier Fall Groups

BLAST Premier Fall Groups ishte turneu i parë që u zhvillua pas pushimeve të garave në CS:GO.

Skuadrat garuan me formacionet e tyre të reja për herë të parë në këtë turne, ku nuk munguan as befasitë.

Gjashtë skuadra u kualifikuan tutje për turneun BLAST Premier Fall Final, ndërsa gjashtë të tjera do të luajnë në BLAST Premier Showdown.

Skuadrat patën paraqitje të mira përkundër formës jo aq të mirë pas pushimeve, dhe si gjithmonë lojtarët më të dalluar ishin yjet e tyre.

Lojtari me statistikat më të mira gjatë këtij turneu ishte padyshim ZywOo nga ekipi Vitality.

Më poshtë mund ti gjeni tetë lojtarët me statistika më të mira gjatë turneut BLAST Premier Fall Groups:

1.ZywOo, vlerësimi nga HLTV 1.37.
2.blameF, vlerësimi nga HLTV 1.33.
3.NiKo, vlerësimi nga HLTV 1.30.
4.Twistzz, vlerësimi nga HLTV 1.29.
5.stavn, vlerësimi nga HLTV 1.28.
6.device, vlerësimi nga HLTV 1.21.
7.Magisk, vlerësimi nga HLTV 1.19
8.s1mple, vlerësimi nga HLTV 1.18.

/Telegrafi/