Gara po vazhdon në turneun e CS:GO që po mbahet në Kopenhagë, ku tashmë pesë skuadra kanë siguruar biletën për në turneun tjetër në LAN.
Skuadra si G2, Vitality, Heroic, FaZe dhe Na’Vi kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun tjetër pas ndeshjeve jo të lehta në Kopenhagë.
Paraqitje të mirë kanë pasur të gjithë lojtarët e këtyre ekipeve, ku për t’u dalluar është NiKo i G2, i cili po kalon një formë fantastike për momentin.
Lojtari boshnjak është më i vlerësuari për momentin në këtë turne, duke e ndihmuar ekipin e tij drejt kualifikimit.
Befasia më e madhe e turneut është s1mple, i cili nuk renditet as në top3 të më të mirëve në këtë turne.
Më poshtë e gjeni listën me tetë lojtarët më të vlerësuar gjatë turneut BLAST Premier Spring Groups:
1.NiKo (G2) – vlerësimi nga HLTV 1.48.
2.ZywOo (Vitality) vlerësimi nga HLTV 1.42.
3.broky (FaZe) vlerësimi nga HLTV 1.36.
4.Spinx (Vitality) vlerësimi nga HLTV 1.32.
5.Twistzz (FaZe) vlerësimi nga HLTV 1.30.
6.Grim (Complexity) vlerësimi nga HLTV 1.23.
7.blameF (Astralis) vlerësimi nga HLTV 1.21.
8.s1mple (Na’Vi) vlerësimi nga HLTV 1.20.
/Telegrafi/