Juan Pablo Anor Acosta është futbollisti që ka kompletuar më shumë driblime këtë sezon në La Liga.
Driblimet janë pjesë e bukur e lojës së futbollit, pasi i sjellin më shumë kreativit ndeshjes.
Kështu, ka futbollist që këtë lojë e bëjnë edhe më të bukur, siç është rasti i Juan Pablo Anor Acosta, i cili ka kompletuar plot 24 driblime këtë sezon në La Liga.
Pas tij, vjen sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar, që ka kompletuar 20 driblime gjatë këtij sezoni, duke lënë pas vetën bashkëkombësin e tij, Felipe Luis.
Ndërsa, fare në fund të listës gjendet portugezi i Valencias, Luis Nani, që ka kompletuar 16 driblime. /Telegrafi/
Futbollistët me shumë driblime në La Liga këtë sezon:
Juan Pablo Anor Acosta – 24 driblime
Neymar – 20 driblime
Felipe Luis – 19 driblime
Luis Nani – 16 driblime