Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ ka hyrë në fazën e nxehtë, pasi tashmë kanë mbetur vetëm tetë kombëtare, të cilat luftojnë për trofeun e madh dhe ndeshjet çerekfinale fillojnë nesër (e premte).
Tetë kombëtare luftojnë për trofeun e madh të Euro 2020, por disa nga to mund të penalizohen nëse futbollistë të caktuar të tyre mund të ndëshkohen me të verdhë.
Të gjitha kombëtaret kanë lojtarë me nga një karton të verdhë dhe një karton i dytë në ndeshjet çerekfinale mund t’ua pamundësoj atyre të luajturit në gjysmëfinale.
Rregullat e UEFA-s janë të qarta: pas dy ndëshkimeve në dy ndeshje të ndryshme, diskualifikimi për një ndeshje në Kampionati Evropian është automatik.
Megjithatë, nëse një lojtar që ka një karton të verdhë, shpëton pa u ndëshkuar në çerekfinale, atëherë në gjysmëfinale i hiqet kartoni dhe rreziku të mungojë në finale është shumë i vogël, vetëm nëse ndëshkohet direkt me të kuq.
Më poshtë keni situatën e secilit ekip kombëtar me lojtarët që janë të ndëshkuar dhe rrezikojnë mungesën në gjysmëfinale:
Belgjika
Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër Italisë
Të rrezikuar: Toby Alderweireld, Thorgan Hazard, Thomas Vermaelen
Danimarka
Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër Republikës Çeke
Të rrezikuar: Mikkel Damsgaard, Thomas Delaney, Mathias Jensen, Daniel Wass
Anglia
Ndeshja e radhës: Çerekfinale ndaj Ukrainës
Të rrezikuar: Phil Foden, Harry Maguire, Kevin Philips, Declan Rice
Italia
Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër Belgjikës
Të rrezikuar: Nicolo Barella, Giovani Di Lorenzo, Matteo Pessina
Republika Çeke
Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër Danimarkës
Të rrezikuar: Vladimir Coufal, Adam Hlozek, Josef Masopust
Spanja
Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër Zvicrës
Të rrezikuar: Jordi Alba, Sergio Busquets, Rodri, Pau Torres
Zvicra
Ndeshja e radhës: Çerekfinale kundër Spanjës
Të rrezikuar: Manuel Akanji, Nico Elvedi, Breel Embolo, Mario Gavranovic, Mbabu, Ricardo Rodriguez, Fabian Schar
I diskualifikuar: Granit Xhaka
Ukraina
Ndeshja tjetër: Çerekfinale kundër Anglisë
Të rrezikuar: Artem Dovbyk, Andriy Yarmolenko, Mykola Shaparen, Serhiy Sydorchuk
/Telegrafi/