Site icon Telegrafi

Lojtarët kërkuan largimin e Ranierit

Leicesterit kur iu dorëzua trofeu

Me kërkesë të futbollistëve zyrtarët e Leicester kanë larguar nga puna trajnerin italian.

Shkroi historinë me Leicester Cityn, por pa u bërë ende një vit që prej se fitoi titullin e kampionit në Premier Ligë, Claudio Ranieri është shkarkuar nga puna.

Sipas Sky Sports News, ndikim të madh në vendimin e drejtuesve të klubit kanë pasur lojtarët të cilët kanë kërkuar largimin e italianit, pasi që nuk kanë qenë të kënaqur me trajtimin që ai u bënte kohëve të fundit.

Lexo po ashtu Letra lamtumirëse e Ranierit për dashurinë për Leicesterin

E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Sevillas të cilën Leicester e humbi 1-2 dhe të nesërmen erdhi vendimi për shkarkimin e 68-vjeçarit.

Leicester rrezikon rënien nga liga pasi që ka vetëm 21 pikë në 25 ndeshje të zhvilluara këtë vit në Ligën Premier.

Exit mobile version