Stuttgarti arriti të sigurojë një fitore sensacionale ndaj Hoffenheimit me rezultat 20 të shtunën.
Ekipi nga regjioni i Baden Wurtemmberg ka qenë në formë të lartë javëve të fundit duke fituar tri ndeshje radhazi.
Kështu, klubi ka arritur të ketë gjasa për të siguruar vendin e gjashtë që dërgon në Ligën e Evropës.
Ndërkaq, ekipi që drejtohet nga Tayfun Korkut ka arritur të mbledhë 31 pikë.
Për të festuar formën e lartë lojtarët e Stuttgartit kanë ndarë 200 mijë euro për punonjësit e stafit prapa skenës, që janë rreth 200 sosh.
Kapiteni i Stuttgartit, Christian Gentner ka bërë të ditur këtë lëvizje përkrah drejtorit të klubit, Stefan Heim dhe ishte konfirmuar edhe nga një zëdhënës i klubit për transmetuesin lokal Sudëestrundfunk.
Stuttgarti kishte probleme dhe u mendua se do të jetë në luftë për mbijetesë, por forma e lartë e ka katapultuar klubin drejt një ëndrre për të siguruar Ligën e Evropës.
Një donacion i tillë për punjësit e stafit prapa skenave është i pazakontë në këtë moment kur nuk është as festë e Krishtlindjeve, as nuk është siguruar ndonjë arritje historike për klubin. /Telegrafi/