Telegrafi

Lojtarët e Shkupit respektojnë ata të Shkëndijës duke i duartrokitur

Shkupi – Shkëndija e Tetovës ishte sfida që u luajt dje për javën e dytë të kampionatit në Maqedoni.

Takimi përfundoi 3-0 për tetovarët, ndërsa kjo përballje u shty për ditën e djeshme për shkak të angazhimit të Shkëndijës në ndeshjen kundër Milanit.

Por, gjesti i skuadrës së Shkupit para startit të ndeshjes ishte vërtet për t’u duartrokitur, transmeton NewSport.

Futbollistët e Shkupit u vendosën në radhë para takimit, duke duartrokitur dhe duke i uruar mirëseardhjen skuadrës tjetër shqiptare në stadiumin e tyre, një shenjë respekti kjo për ecurinë e Shkëndijës në Evropë.