Shkëndija ka pësuar humbje minimale ndaj Gentit në udhëtim.
Por skuadra shqiptare që bënë gara në elitën e futbollit maqedonas shpreson në rikthim të rezultatit në ndeshjen kthyese.
Mbrojtësi i Shkëndijës, Adrian Cuculi tha se fati ia ktheu shpinën në fund të ndeshjes.
“Pësuam gol në sekondat e fundit. Fati ishte me ata. Do të provojmë dhe nuk dorëzohemi. E dëshmuam se futbolli shqiptar në Maqedoni është i fortë. Në ndeshjen kthyese do të kalojmë. Duhet të pajtohemi me fatin dhe të ngrisim kokën lartë”, tha Cuculi.
Ndërkohë mesfushori Armend Alimi, tha se rezultati i jep shpresa për ndeshjen e kthimit.
“Na jep shpresa rezultati. Ishim pa fat, por ky është futbolli. Në Shkup do të kualifikohemi. Suksesi jonë është meritë e ballistëve”, tha Armend Alimi, mesfushorë i Shkëndijës.
Heroi i Shkëndijës, portieri Konstandin Zahov që priti disa goditje të futbollistëve vendas deklaroi se në Shkup do të kualifikohen.
“E pamë se është skuadër kualitative. Kur pranon gol në minutën e fundit është zhgënjim. Në Shkup do të kualifikohemi. Thërrasim “Ballistët” të jenë krahu jonë” tha portieri i Shkëndijës, Konstandin Zahov. /Telegrafi/