Site icon Telegrafi

Lojtarët e Sevillës mblidhen së bashku dhe shijojnë pishinën – do ndëshkohen rëndë nga klubi

Ever Bangea, Lukas Ocampos, Frank Vazquez dhe Luuk de Jong kanë kaluar një pasdite argëtuese në një pishinë.

Por, Sevilla u ka bërë me dije të gjithë lojtarëve që të qëndrojnë të ndamë nga kontakti mes tyre dhe posaçërisht t’i shkelin rregullat e vetëizolimit.

Një foto e publikuar në rrjetet sociale, tregon se si lojtarët e klubit spanjoll ishin mbledhur së bashku dhe po qëndronin në një pishinë.

“Dua të kërkoj dalje për atë çfarë ka ndodhur dje. Ishte një familje e bashkuar, me bashkëlojtarë, por paditurish ishim gabim”, ka shkruar kapiteni Banega në Instagramin e tij.

“Dua t’i kërkojë falje klubit, tifozëve dhe rrethit. Nuk do të ndodh më”, ka shtuar ai.

Sevilla pritet t’i ndëshkojë lojtarët për këtë veprim, pasi kështu rrezikojnë rikthimin e La Liga-s. /Telegrafi/

 

Exit mobile version