Telegrafi

Lojtarët e Sevillas nuk duan të përballen me Romën në Ligën e Evropës shkaku i coronavirusit

Roma do të udhëtojë me aeroplan dhe autobus në Spanjë për ndeshjen e tyre të parë të 1/8-tës në Ligën e Evropës kundër Sevilla. Sidoqoftë, loja mund të mos luhet pasi disa lojtarë të skuadrës vendase nuk duan të luajnë këtë takim.

Giallorossët do të luajnë nesër (e enjte) ndaj Sevillas në Spanjë për ndeshjen e parë të raundit të tyre të Ligën e Evropës.

Megjithatë, këtë javë qeveria spanjolle anuloi të gjitha fluturimet drejt dhe nga Italia, si një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit.

Lexo po ashtu E konfirmuar: La Liga në dy javët e ardhshme zhvillohet me dyer të mbyllura shkaku i coronavirusit

Sipas Il Messaggero, plani i Romës për të arritur Spanjën është të bëjë një fluturim për në Faro në Portugali, dhe më pas të udhëtojë pjesën tjetër të rrugës me autobus për në Sevilla.

Sidoqoftë, ka edhe një çështje tjetër që vu në dyshim zhvillimin e kësaj ndeshje.

Calciomercato.com raporton që disa lojtarë të Sevillas nuk duan të luajnë kundër Romës dhe kanë shprehur shqetësimet e tyre për drejtuesit e klubit.

Është raportuar se disa prej lojtarëve gjithashtu nuk duan të vazhdojnë të luajnë në La Liga shkaku i frikës nga coronavirusi. /Telegrafi/