Faqja më e madhe për CS:GO, HLTV, ka publikuar dy lojtarët e radhës të cilët janë futur në listën e 20 më të mirëve për vitin 2022.
HLTV ka filluar që të publikoj më të mirët për vitin 2022, duke postuar nga vendi i 20 –të deri tek vendi i parë.
Së fundmi janë mësuar edhe dy emrat të cilët janë në top20 të më të mirëve.
Në vendin e 13 –të renditet Havard “rain” Nygaard i cili pati një sezon fantastik me ekipin FaZe, të cilët edhe ishin ekipi më i mirë gjatë këtij viti.
Rain mori vlerësimin 1.09 nga HLTV dhe arriti që të fitoi katër turne me ekipin e tij: IEM Katowice, ESL Pro League S15, PGL Major Antwerp dhe IEM Cologne.
Gjithashtu rain dhe ekipi i tij dy herë ishin në vendin e dytë në Roobet Cup si dhe Blast Fall Final, dhe në vendin e tretë në turneun Blast World Final.
Ndërsa në vendin e 12 –të është renditur lojtari i ekipit Astralis, Benjamin “blameF” Bremer me vlerësimin 1.22.
Edhe pse nuk pati shumë rezultate të mira me ekipin e tij blameF ishte fantastik gjatë gjithë vitit.
Ai dhe ekipi i tij zunë vendin e dytë në turneun Pinnacle Cup si dhe u renditën në vendin e tretë në RoobetCup dhe IEM Cologne. /Telegrafi/