Vazhdon publikimi i lojtarëve që futen në top20 të më të mirëve për vitin 2022 nga faqja më e madhe e CS:GO, HLTV.
Tani janë mësuar edhe katër emra të tjerë të cilët ishin disa nga lojtarët më të mirë të vitit 2022.
Në vendin e 11 –të është renditur lojtari kanadez, i cili ishte pjesë e ekipit FaZe me të cilët pati një sukses të madh, behet fjalë për Russel “Twistzz” Van Dulken.
Twistzz mori vlerësimin 1.12 për vitin 2022 si dhe fitoi katër turne të rëndësishëm të CS:GO, dy herë doli në vendin e dytë si dhe njëherë në vendin e tretë.
Në vendin e dhjetë renditet Martin “stavn” Lund nga ekipi Heroic, me vlerësimin 1.17 gjatë vitit 2022.
Ai dhe skuadra e tij fituan dy herë vendin e parë, një herë vendin e dytë dhe një herë vendin e tretë.
Vendi i nëntë i takon brazilianit nga ekipi FURIA, Kaike “KSCERATO” Cerato me vlerësimin 1.17.
Edhe pse nuk pati rezultate të mëdha me skuadrën e tij, KSCERATO ishte njëri nga lojtarët më të dalluar të vitit, duke zënë vendin e tretë në tre turne gjatë 2022.
Në vendin e tetë kemi një lojtarë tjetër të ekipit FaZe, Robin “ropz” Kool i cili ndihmoi ekipin e tij gjatë vitit 2022 me paraqitjet e tij fantastike.
Ai mori vlerësimin 1.14 dhe fitoi katër turne të mëdhenj, dy herë vendin e dytë dhe njëherë vendin e tretë. /Telegrafi/