Paris Saint-Germain ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitoren ndaj Borussia Dortmundit me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Golat për parisienët i shënuan Neymar në minutën e 28-të dhe Juan Bernat në të 45’+1, për të kaluar kështu në rrethin tjetër të garës më të madhe për klube në Evropë.
Ky takim që u zhvillua në Parkun e Princave u zhvillua pa tifozë, shkaku i coronavirusit që ka përfshirë të gjithë botën.
Por, lojtarët e skuadrës franceze pas këtij triumfi kanë hipur në një pjesë të stadiumit, nga aty ku mund t’i shikoni tifozët që qëndronin jashtë.
Nga aty filloi festa e tyre, e që ata i falënderuar përkrahësit për qëndrimin besnik në këtë situatë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/
💥⚽¡LOCURA en PARÍS! El PSG celebra con su AFICIÓN el PASE a CUARTOS. #UCL
¡TODAS las IMÁGENES, a las 0:01h en MEGA! pic.twitter.com/9jiMA0XT9K
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 11, 2020