Lojtarët e Kombëtare së Marokut u pritën si heronj në vendin e tyre pasi u bënë skuadra e parë afrikane që luan në gjysmëfinale në Kupën e Botës në Katar.
Një numër i madh marokenësh dolën në rrugë dhe përshëndetën lojtarët e tyre që luajtën një Botëror të madh në Katar dhe videot dhe fotot që u shfaqën në internet tregojnë se atmosfera mes njerëzve është e mrekullueshme.
Maroku, ju kujtojmë, bëri një rezultat të madh fillimisht duke kaluar në grup ku luajti me Belgjikën, Kroacinë dhe Kanadanë dhe në fund kaloi bashkë me kroatët kaluan tutje, dhe më pas u ndesh në ndeshjen për vendin e tretë.
Morocco’s World Cup heroes received an incredible welcome back home ❤️??
(via abderrazak_hamdallah/IG) pic.twitter.com/WHNuhbKyqW
— Eurosport (@eurosport) December 20, 2022
Në rrugën e tyre për në gjysmëfinale, ata arritën të eliminonin fillimisht Spanjën, që në vetvete ishte një sukses i madh, për të konfirmuar historinë e paharrueshme të kampionatit me fitoren 1-0 ndaj Portugalisë në çerekfinale.
Morocco’s World Cup heroes arrive home after making history as the first African team to reach the semifinals 🎆 pic.twitter.com/Ih4IpuOLbr
— B/R Football (@brfootball) December 20, 2022
Megjithatë, ata pësuan një disfatë ndaj Francës në gjysmëfinale, edhe pse bënë një lojë të shkëlqyer dhe po të kishte fat sportiv, mund të kishin arritur një rezultat shumë më të favorshëm.
Morocco’s National soccer team is back home with millions of people in the streets🇲🇦❤️#DimaMaghrib pic.twitter.com/Ou9aClNbk9
— 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹 | 𝗙𝘂𝘁𝗯𝗼𝗹 | 𝗦𝗼𝗰𝗰𝗲𝗿 ⚽ (@offootball_1) December 20, 2022
Në fund, në ndeshjen e përmendur për vendin e tretë, ata humbën nga Kroacia me rezultat 2-1, por edhe vendi i katërt do të thotë shumë për këtë vend dhe njerëzit në rrugë treguan respekt të madh për lojtarët./Telegrafi/